Dita e katërt e protestës. Rezistenca në Rinas vazhdon. Mëngjesin e sotëm banorët dolën sërish në protestë për të bllokuar rrugën.
Sot, ashtu si dje, bashkë me prindërit, ishin edhe fëmijët, të cilët për të dytën ditë me radhë braktisën shkollën për shkak të pamundësisë ndikuar nga largësia, si pasojë e vendimit të ARRSH-së.
“Duam shkollë, por shkolla rrugë nuk ka” ishin thirrjet e fëmijëve, drejtuar kryeministrit të vendit, Edi Rama.
Banorët shprehen se tubimet do të përshkallëzohen derisa të rruga rihapet me dy sense.
Por cfarë ndodhi?
Banorët e Rinasit u ngritën në protestë, pasi prej datës 1 maj rruga drejt aeroportit u bë vetëm me një sens lëvizje me argumentin e fluksit duke bllokuar banorët e fshatit që detyrohen që të bëjnë qindra kilometra, pra unazën për të shkuar në shtëpitë e tyre, punë dhe fëmijët në shkollë, pasi shteti i cilëson kundravajtje.









