-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë po flitet brenda BE-së për liberalizmin e vizave të Kosovës?

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka thënë se integrimi Europian në rrethanat aktuale është ndoshta më i rëndësishmi që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Në këtë drejtim, ai ka thënë se BE duhet të jetë më e vëmendshme ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Ne duhet të punojmë së bashku dhe shpresoj se deri në qershor do të hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe do të miratojmë liberalizimin e vizave me Kosovën, si dhe që Bosnje e Hercegovinës t’i jepet sa më shpejt statusi i kandidatit”, ka thënë Schallenberg gjatë një debati me Kryeministren e Serbisë në Firencë të Italisë, të cilën e ka moderuar Miroslav Lajçak, emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi

Në një postim në Twitter, ai ka thënë se BE-ja ka humbur shumë kohë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa për këtë të fundit tha se humbi durimin.

“Tani kemi një pikëpamje gjeostrategjike të gjërave. Kemi marrë vendime që kanë qenë të pamendueshme në BE deri më tani”, ka thënë Schallenberg në panelin ku u diskutua për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor në Firencë të Italisë./Gazeta Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit