Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Në garë për postin e kryetarit janë Edi Paloka dhe Eleina Qirici.
Po ashtu Berisha do të dorëzojë dokumentet për garën e kreut të PD-së. Deri më tani ai është i vetmi kandidat për të qenë në krye.
Berisha ka deklaruar, që nëse përballë tij nuk do të ketë rivalë ai do të bëjë një referendum mes demokratëve për të marr ose jo pozicionin e liderit. Ndërkohë që afati i fundit për të dal përballë Berishës është nesër në orën 12.