-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama “dush të ftohtë” bankave: Çfarë bëhet kështu? Jeni si fermerët me domate

Kryesoret

Kreu i qeverisë Edi Rama u bëri një “dush të ftohtë” bankave të nivelit të dytë për radhët, pagesat shtesë, por edhe vonesat e bankave të nivelit të dytë. Ai u dha urdhër që brenda një kohe të shkurtër kjo praktikë të marrë fund dhe t’i bashkohen shërbimit online.

Unë e di që bankat nuk njohin nënë e babë, por jo deri këtu tani. Kam parë raportet dhe diskutimet e bëra mes nesh dhe jush dhe kundërshtime dhe kontestime pa lidhje për të përmirësuar teknologjinë tuaj.

Bankat e nivelit të dytë, kanë kosto 5-20% për cdo pagesë të kryer në sportel apo e-bank, është e pamundur të përballojmë fluksin e ankesave, që qytetarët thonë se cfarë vlere ka që marrim shërbimin shpejt në e-Albania dhe shkojmë në bankë 2 orë në radhë dhe kosto për cdo pagesë.

Plus konfirmimi nga banka për pagesat vjen me disa ditë vonesë, cfarë është kjo? Në shekullin e XX-të jemi, jemi në shekullin e XXI-të. Nëse keni qenë promotor më parë tani jeni si fermerët, por me ndryshimin që ju jeni banka dhe fermerët janë punëtorë të tokës.

Fermerët nuk kanë domate virtuale apo bishtaja për t’i shitur dhe do i sjellin fizikisht. Është shokuese për mua që panorama e sotme e nivelit të teknologjisë së bankave të jetë kjo që është.

Tani është momenti, për ngritjen e një grupi pune, jemi të mirëpritur t’i bashkoheni me përfaqësues të shoqatës suaj, por duhet të jetë një që nuk është figurë anti-teknologjike, por që është pjesë e këtij mentaliteti që po flasim dhe të thjeshtojmë procedurat, të reduktojmë dokumentet shoqëruese, që jeta e qytetarëve dhe bizneseve të lehtësohet dhe pastaj do të mbetet vetëm stresi që kur ulen përballlë jush dhe kërkojnë kredia, që thonë se janë njëlloj si dhimbjet e lindjes në maternitet” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit