-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arrestua për aferën e incernatorëve, Bllako kërkon lirinë

Kryesoret

Ish-deputeti, Alqi Bllako kërkon të lihet i lirë nga GJKKO, pasi u arrestua për aferën e incernatorëve.

GJKKO pritet ta shqyrtojë më datë 14 maj ankimimin e avokatit të Alqi Bllakos për arrestimin e tij. Sipas shortit të hedhur sot, pritet që çështja të shqyrtohet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, në ngarkim të personit nën hetim Alqi Bllako, është regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 06.05.2022, me nr. 12 regjistri themeltar.“, thuhet në njoftim.

Bllako akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre” gjatë kohës që mbante postin e Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit.

SPAK-u e ka akuzuar Alqi Bllakon se, në bashkëpunim me Lefter Kokën dhe zyrtarë vendorë në Fier, kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë ndryshuar destinacionin e pronës ku do të ndërtohej inceneratori.

Sipas SPAK-ut, ish-deputeti Bllako ka favorizuar kompaninë fituese të inceneratorit të Fierit dhe ka marrë si ryshfet shumën prej 14.9 milionë lekësh në formën e pagesave që janë kaluar për llogari të babait të tij, Edmond Bllako.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit