-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama paralajmëron arrestime: E turpshme!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me bankat e nivelit të dytë për t’u kërkuar që të kalojnë shërbimet online për të shmangur radhët. Pas urdhrave që u dha, kreu i qeverisë kaloi edhe te rastet specifike.

Jemi në një situatë të turpshme me dhënien e pensioneve edhe pse teknologjia na jep mundësi ta kapërcejmë këtë situatë” tha ai.

Në këtë pikë paralajmëroi arrestime. “Struktura anti-korrupsion po heton për të çuar para drejtësisë për strukturat brenda sistemit të dhënies së pensioneve apo postës që operojnë në mënyrë kriminale” tha ai.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u kërkoi bankave që të bashkëpunojnë dhe të përshtaten me teknologjinë e re. “Numri i pagesave elektronike është rritur krahasuar me 2017-ën.

Janë bërë edhe progrese të tjera, por jemi larg dhe platformat duhet të jenë të koordinuara. Ne e-banking e kemi, duhet vetëm harmonizim për t’i ezauruar. Besoj që jemi të qartë. Kjo është për interes të përbashkët dixhitalizimi i pagesave, që ul edhe kostot” tha ai.

Shërbimet online do të prekin edhe transportin. Kryeministri Edi Rama tha sot se biletat për transportin urban, por edhe ndërqytetas do të kalojnë online. Por si do të bëhet kjo?

Në urbanë nuk do të ketë më bileta letër dhe e gjitha do të bëhet online. Për biletat ndërqytetase, sikur bën cdo qytetar i shumë vendeve rreth nesh prej vitesh, ashtu edhe për biletat qytetase” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit