Ish-prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi është liruar nga burgu këtë të premte. Gjykata e Posaçme ka bërë lirimin me kusht për ish prokurorin.
Edmond Karriqi u arrestua në dhjetor të viti të kaluar për korrupsion pasivë.
Karriqi u vu në pranga në qendër të Kavajës, ku kishte shkuar të merrte 2 mijë euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një grup të rinjsh që u kapën me drogë. Dritan Dedja, Eraldo Braka, Elidon Koka dhe Ergis Xherri u akuzuan për trafikim të lëndëve narkotike dhe u lanë të lirë nga prokurori Kariqi pas marrjes së ryshfetit. Të arrestuarit kishin futur ndërmjetës Isuf Gegën e Emirjan Beun.