-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deklaratat e Ramës në SPAK, Tabaku: Peshkqeni i inceneratorëve po jepte leksione për drejtësinë

Kryesoret

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku përmes një postimi në Twitter ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili theksoi se shqiptarët duan ta shikojnë Ilir Metën në SPAK.

Peshkqeni kryesor i inceneratorëve po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar. Ironia është që për aferën e inceneratorëve në burg janë veç 2 nga grupi strukturuar kriminal, pra cironkat si Bllako dhe Koka!

E udhës do qe që të inkurajonte SPAK për të vazhduar këto hetime që kanë zbuluar pas këmbënguljes së PD një aferë 430 mln euro. Nuk e bën këtë por mbrohet duke u ankuar se po goditen të tijtë. E trishtë! Kemi votuar SPAK jo për tu ankuar pse heton.

Inkurajoj SPAK të dërgojë përpara aferën e inceneratorëve. Të çojë përpara gjykatës GSK për 3 inceneratorët që janë 1 çështje. Korrupsioni dhe abuzimi janë gangrena e shtetit e shoqërisë tonë. Ndaj SPAK nuk duhet të stepet nga kërcënimet apo ankesat e Ramës. Shqiptarët po presin të kuptojnë kush janë peshkaqenët e vërtetë ps inceneratorëve”, shkruan Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit