Nga Zef Preçi
Nuk mund te mos ndjesh keqardhje, dhimbje e pse jo edhe neveri qe jetojme ne nje te ashtuquajtur “shtet” qe nuk eshte ne gjendje te rekrutoje individe pa aktivitet kriminal as per disa dhjetra poste publike apo ne perfaqesimin politik ne Kuvendin e Shqiperise…
Pak dite me pare u konfiskuan disa dhjetra milione Euro pasuri te paligjshme te vena permes grabitjes se fondeve publike, pasurive shteterore si toka, etj., shitjes se posteve publike ne tatime-taksa e dogana, ne polici, ne gjyqesor, ne porte, etj., dhe askush nuk i kerkon te pakten ndjese taksapaguesve, qytetareve dhe votuesve per mashtrimin dhe abuzimin me taksat e tyre nga te perzgjedhurit e tij për te qeverisur.
Ndersa po hidhja keto radhe, me titrat e medias audio-vizuale doli edhe lajmi i meposhtem: “nje drejtor i nje agjencie publike diku ne periferi eshte arrestuar me qellim ekpstradimin jashte vendit… ishte person ne kerkim nderkombetare…”
Nderkaq “udheheqesi”, me siguri do te thote ne Kuvend se secili mban pergjegjesi personale dhe se “ay” nuk dinte gje, e sigurte… Se po ta dinte “Ay” mund ta kishte denuar rende psh …duke e emeruar deputet ne Kuvendin e Shqiperise e pse jo edhe ortak ne PPP buxhetgrabitese apo investitor strategjik qe rremben trojet dhe bregdetin pa iu dridhur qerpiku…me siguri…
Nderkaq “udheheqesi” sapo sulmoi publikisht SPAK-un nga nje tryeze politike partiake…Meqe kam jetuar jo pak vite nen regjimin komunist, po me kujton sentencen e qoftelargut se “kur na shan… jemi ne rruge te drejte…” Ndoshta keshtu do te ndodhe edhe me SPAK-un…
A mjafton keqardhja per nje realitet qeverises qe eshte edhe me i zi se c’paraqitet ne raportet e nderkombetareve?
Dekriminalizimi i administrates publike dhe perfaqesimit politik duket se eshte nje mision gati-gati i pamundur pa bashkepunimin nderkombetar…