“5pyetjet.al” zbardh detaje të reja nga vrasja që ndodhi mesditën e sotme në Tiranë. Viktima është Ilir Kapo 60-vjeç. Autori Olgert Dhimitri 37 vjeç është arrestuar.
Të dy, si viktima dhe autori kanë qenë të ulur në një kafe në një lokal në afërsi të “Harry Fultz” kur rreth orës 11:15 nisi debati mes tyre.
Të dehur, Kapo dhe Dhimitri dolën jashtë për t’u sqaruar. Përplasja agravoi dhe Dhimitri nxori thikën duke e qëlluar Kapon disa herë.
Si pasojë e plagëve Kapo ndërroi jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.