Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur këtë të shtunë në Tiranë në zonën e “Harry Fultz”.
Bëhet me dije se konflikti ka nisur pasi viktima e ka sharë me emërtimin “malok”.
Olgert Dhimitri është ndjerë i ofenduar dhe ka nisur menjëherë debatin, dhe më pas qëlloi për vdekje 60-vjeçarin Ilir Kapo.
37-vjeçari, i cili ndodhet në ambientet e komisariatit ka qenë në gjendje të dehur dhe dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike.
Autori e ka goditur me thikë, ku si pasojë e plagëve të marra 60-vjeçari humbi jetën.