Eurodeputeti austriak, themeluesi i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Lukas Mandl deklaroi sot se Serbia duhet të njoh Kosovën pa vonesa të mëtejme. Mandl në një postim në Twitter shkruan se kurrë nuk e ka ditur se ka alternativë tjetër për evropianët, në këtë rast Serbinë pos rrugës drejt BE-së.
“Asnjëherë nuk e dija se do të kishte një alternativë për evropianët (në këtë rast, Serbinë) në rrugën drejt BE-së. Por mirë nëse (Aleksandar) Vuçiç e kujtoni tani. Hapi i parë pas kësaj ‘përvoje të Damaskut’ duhet të jetë njohja e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, pa vonesa të mëtejshme”, shkruan eurodeputeti.