-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Unë dhe e gjithë Shqipëria presim të shohim Metën para SPAK-ut

Kryesoret

Kryetari i PS-së ngriti shqetësime të forta kundër SPAK-ut. Sot ai vendosi në shënjestër, përpos Sali Berishës edhe Ilir Metën. Kryeministri Edi Rama pas dënimit të Rovena Vodës për një arkë peshk, tha sot se, SPAK-u bllokoi me shpejtësi Ardian Dvoranin, që u shpall kampion i anti-korrupsionit dhe jo Ilir Metën e Sali Berishën për të cilët kërkoi që të japin llogari. “E kundërta është e vërtetë, kampioni i anti-korrupsionit, me vulë të Sekretarit të Shtetit amerikan është futur nën hetim nga SPAK për një denoncim të atij, që jo unë, por e gjithë Shqipëria pret ta shoh para SPAK-ut, Ilir Metës” tha Rama.

“Për cilën arsye duhet të angazhohet, policia, IMT, për të shkuar në fund të bregdetit për të korrigjuar dëmet që bëjnë kryetarët e bashkive, që i bëjnë personalisht, ku sot dhe gjithë ditën ndërtohet pa leje në bregdetin e Shqipërisë, ku policia ka kohë që është angazhuar duke bërë pastrime dhe prishje dhe sapo kthen kurrizin, policia nga qendra janë disa kryetarë bashkish me disa policë lokalë vazhdojnë avazin e tyre. Është e paimagjinueshme.

Nëse nuk do të isha në pritje që SPAK të bëjë disa punë më të mëdha dhe të vendosë një rend prioritetesh në këtë vend, mbase do të kisha qenë unë që do të bëja denoncimin sot. Por nuk kam sesi ia shtoj SPAK-ut punët, në drejtim të kësaj familje politike kur shoh që balanca, jo në aspektin politik por të së drejtës është e shtremburuar. Në kongres solla shembullin e arkës së peshkut, këtu po sjell një tjetër.

SPAK ka pasur shpejtësinë e rrufeshme dhe gatishmërinë e jashtëzakonshme për të vepruar minutë për minutë që të bllokojë Ardian Dvoranin, njeriun e vlerësuar nga sekretari i shtetit si një nga kampionët në luftën kundër korrupsionit që të mos e lejonte të hynte në proces që të promovohej si gjykatës. SPAK-u në mënyrë rë rrufeshme, a thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që për pak ditë apo javë do të largohet nga zyra e presidentit.

Cështje në hetim, gjë të cilën procesi gjyqësor e çmontoi dhe e shfryu si flluskë sapuni. Por sa gjykatës dhe prokurorë të nxjerrë jashtë nga vettingu, do ishin sot në burg? Sepse u bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj të sistemit të drejtësisë i ka nxjerrë jashtë. Asnjë gjemb në këmbë s’u ka hyrë. Por u vendos në lëvizje për një denoncim, nga ai që jo unë por e gjithë Shqipëria pret që ta shkojë përpara SPAK-ut, Ilir Meta” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit