Edi Rama sot foli pa doreza. Për herë të dytë radhazi brenda pak ditësh, kryeministri i kërkoi SPAK-ut që të vendoste nën hetim Sali Berishën, të cilin SHBA e shpalli “non grata”, por edhe Ilir Metën, rivalin politik, i cili ka paralajmëruar se pas korrikut do të rikthehet në betejë. Kërcënimi në drejtim të prokurorisë së posaçme ishte i qartë, kur kreu i PS-së, tha se po i soset durimi duke e pritur këtë ditë që nuk po vjen.
“Është tallje e madhe që SPAK-u deri tani përdor vetëm një lloj grepi, edhe vetëm për një lloj peshku, pa e paska problem që të gjuajë edhe cironka me dinamit, por duket nuk se ka vullnet që ta përdorë për peshkaqenët që i bëjnë leksione SHBA-së, BE, PS-së dhe popullit.
Durimi ynë po soset, i imi po njëherë, i juaji po njëherë, e di që ma vendosni fajin mua. Kjo do të thotë se SPAK-u, dhe të gjithë ata që janë të interesuar që të bëjnë drejtësisë në këtë vend, duhet të kujtohen se ne nuk e kemi humbur gojën dhe fakti që nuk kemi folur….
Ka edhe turpe të tjera të mëdha shumë, prandaj thirrja ime, që është thirrja e forcës që e ka udhëhequr dhe garanton reformën në drejtësi deri në fund dhe në asnjë moment nuk do i bëhet mbrojë askujt që duhet të shkojë të përballet me drejtësinë, është zonja e zotërinj të SPAK-ut, zgjohuni dhe dilini në mbrojtje Shqipërisë.
Nëse Shqipëria sot është e turpëruar përpara një non gratë, një të vdekuri që i bën karshillkët popullit dhe dynjasë, këtë turp duhet ta mbajë vetëm SPAK-u. Kush e ka lexuar mandatën e sekretarit të shtetit, u takon institucioneve të drejtësisë në Shqipëri që të bëjnë detyrën në atë përfundim të DASH-it.
Revolta ime nuk është se po na ofendohet Amerika, por se po sfidohet drejtësia dhe po delegjitimohet SPAK-u dhe i gjithë sistemi i drejtësisë, që kanë ngatërruar detyrat e drejtësisë penale me përgjegjësitë administrative apo nevojën për drejtësi me shkeljen për liri të të drejtave të njerëzve” tha Rama.