Një efektiv i Policisë së Kosovës ka vrarë vëllain e tij këtë të shtunë. Pas një sherri, efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar drejt të vëllait duke e lënë të vdekur.
Lajmin e bën të ditur zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, e cila tha se i dyshuari është arrestuar.
“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi i dyshuar (zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policorë në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.