-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gojën nuk e mbyllim”/ Rama i përgjigjet opozitës për SPAK-un: Të qeshësh e të qash me lot!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e tij të sotme për SPAK-un.

Ai ka thënë se SPAK-u e ka derën e hapur, ndërsa thekson se kanë qenë “non gratat” ata të cilët betoheshin se nuk do ta votonin reformën në drejtësi.

Gjithashtu Rama tha se gojën nuk ka për ta mbyllur, pasi SPAK duhet të mos godasë njëanshmërisht por gjithanshmërisht.

“Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për #PS SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur!

Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më!”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama i kërkoi sot SPAK-ut që të arrestonte Sali Berishën, Ilir Metën dhe gjyqtarët e prokurorët që janë shkarkuar nga drejtësia e re për shkak se nuk justifikojnë pasurinë.

Për herë të dytë radhazi brenda pak ditësh, kryeministri i kërkoi SPAK-ut që të vendoste nën hetim Sali Berishën, të cilin SHBA e shpalli “non grata”. Kërcënimi në drejtim të prokurorisë së posaçme ishte i qartë, kur kreu i PS-së, tha se po i soset durimi duke e pritur këtë ditë që nuk po vjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit