Deputeti Ervin Salianji është i pari që ka reaguar pas presionit që Edi Rama i bëri SPAK-ut për të arrestuar Sali Berishën dhe Ilir Metën. N/kryetari i grupit të PD-së, thotë se kryeministri është frikësuar dhe për këtë arsye i nxori dhëmbët drejtësisë së re.
“Një Asamble Socialiste e organizuar për shoën e Ramës në sulmin ndaj drejtësisë, SPAK dhe partnerëve! Kush e ka frikësuar KM aq sa të sterrojë dhe ti nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK?!
Çdo strukturë e drejtësisë në Shqipëri ka detyrimin të kontrollojë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë të korruptuarit, abuzuesit, shpërdoruesit e pushtetit që janë në pushtet, që qeverisin dhe që e kanë bërë Shqipërinë të nxijë në çdo raport ndërkombëtar!
Drejtësia duhet ti qëndrojë përballë presionit mafioz që kërkon ta intimidojë! Axhendën e drejtësisë nuk mund ta diktojë Rama dhe Partia Socialiste” shkruan Salianji.