-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama sulm fronal SPAK-ut: More peng Dvoranin, po Meta që është armiku nr.1?

Kryesoret

Thellohet përplasja e qeverisë me drejtësinë. Kryeministri Edi Rama vijon replikat në distancë me Prokurorinë e Posaçme.

SPAK, reagoi duke e mohuar deklaratën e kreut të qeverisë se kishte një cështje të hapur për Ardian Dvoranin, por Edi Rama u përgjigj sërish duke kërkuar shpjegime se përse sipas tij, e mbajën “peng” për një kallëzim të Ilir Metës dhe për vetë Presidentin, që po sipas tij është armiku nr. 1 i reformës në drejtësi nuk lëvizin as gishtin.

“Meqë ka marrë përsipër të sqarohet SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit,ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin!

Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës” shkruan Rama.

Sot Edi Rama kërcënoi SPAK-un se po i soset durimi duke pritur që të çojë para drejtësisë Sali Berishën dhe Ilir Metën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit