-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vra apo vetëvra? Fjalët e fundit të të riut në qeli: Kam ftohtë….

Kryesoret

Në dosjen e zbardhur të punonjësit të policisë, i cili ka parë i fundit Ilvi Metën, janë zbardhur detaje nga momenti i shoqërimit të të ndjerit në komisariatin e Policisë Kavajë, deri në momentin që u gjet i vetëvrarë. Dëshmia e policit: Ju mor deklarim punonjësit të policisë Rushit kola, i cili deklaron se; Është punonjës policie me detyrë shërbimi në dhomat e sigurisë pranë Komisariatit të Policisë Kavajë, në këtë detyrë është prej 4 vitesh dhe ka një eksperiencë pune në Polici prej rreth 30 vitesh.

Ka qenë i planizuar me trup shërbimi në dhomat e sigurisë në komisariatin e Policisë së Kavajës, turni i dytë nga ora 13:30 e datës 04.05.2022 deri në orën 22:00 të datës 04.05.2022.Në momentet e para kur ka marrë detyrën, i ndaluar ka qenë vetëm një shtetas për pijë alkolike. Më pas ka ardhur i ndaluar shtetasi Ilvi Meta, aty e ka sjellë oficeri i rojes Petrit Berhani.

Pasi e ka futur brenda, e ka mbështetur për muri, i ka hapur krahët, i ka hequr kapelen dhe i ka bërë kontroll fizik për sende të ndaluara. Pasi nuk ka konstatuar asgjë e ka futur tek dhoma numër dy dhe ka vazhduar shërbimin normalisht. Herë pas here shkonte dhe shikonte dy të ndaluarit, siç e ka detyrë funksionale. rreth orës 18:30, familjarët e Ilvi Meta kishin sjellë ushqim që e ka afruar oficeri i rojes tek ai.

Pasi ka kontrolluar ushqimin ja ka dhënë Ilvit dhe ka vazhduar shërbimin. Pasi mbaroi ushqimin ka shkuar i ka mbyllur dritaren nga mbrapa, pasi Ilvi i ka thënë se ka ftohtë. Ka vazhduar shërbimin dhe në një moment pas orës 19:00 e ka pyetur se çfarë po bënte dhe i është përgjigjur se po bënte nevojat personale pranë sifonit.

Ai ka vazhduar shërbimin. Pas disa minutash e ka parë në këmbë, i ka folur dhe Ilvi nuk i është përgjigjur, i ka bërtitur prapë dhe nuk ka reaguar dhe në këtë moment i ka rënë butonit për të lajmëruar oficerin e rojes.

Erdhi oficeri rojes dhe unë i kam kërkuar çelësat por oficeri i rojes i kishte ngatërruar dhe Rushiti ka vajtur shpejt tek salla ka marrë çelësat dhe ka ardhur re ka hapur dyert. Kur ka hapur derën ka parë që shtetasi Ilvi Meta ishte varur në kangjellat e hekurit ku ishte kapur me një dorë dhe kur e sheh kishte një litar të varur. Menjëherë oficeri i rojes e ka prerë litarin me një biçak që e kishte me vete dhe e ulëm në tokë ku u munduam t’i jepnim ndihmën e parë.

Oficeri i sallës operative Gëzim Caka njoftoi patrullën e cila erdhi dhe e mori për ta dërguar në spital, ku më pas ka mësuar se ka ndërruar jetë. Në lidhje me litarin ai nuk e di ta shpjegojë se ku e ka gjetur Ilvi Meta atë, punonjësi i policisë deklaron se ai person e ka kontrolluar konform procedurës standarte dhe për këtë mund të shihen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në Komisarioatin e Policisë së Kavajës. Ai sqaron se si rregull, personi i shoqëruar në ambientet e policisë kontrollohet për sende të ndaluara dhe sende që mund t’i rrezikojnë jetën./ BW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit