Gjykata e Tiranës ka lënë në burg biznesmeni Nikolin Janinën, i cili u arrestuar dy ditë më parë me qëllim ekstradimi në Spanjë.
Gjykata nuk ka ndërmarr hap për ekstradimin e tij në Spanjë, por e ka lënë në burg pas mbërritjes së dosjes së plotë nga prokuroria spanjolle.
Janina akuzohet se ishte “koka” e grupi kriminal që trafikonte heroine, morfinë e opium në disa vende të BE-së.
Drejtësia Spanjolle ka proceduar në 15 prill 2016 me nxjerrjen e emrit të biznesmenit Nikolin Janina, në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në datën 12 korrik 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të sekuestrojë 13 pasuritë e Janinës, duke urdhëruar që ato tashmë të administrohen dhe përdoren nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Paluajtshme pranë Ministrisë së Financave.