-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbi jetën në spital, bashkëshorti: Vdekjen ia shkaktoi gjilpëra e urgjencës

Kryesoret

Albana Saliçe, 51-vjeç, ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në spitalin e Korçës këtë mëngjes.

Bashkëshorti i të ndjerës ka akuzuar mjekët për humbjen e jetës së Albanës. Ai është shprehur se ka qenë një injeksion që mjekët i bënë, i cili i shkaktoi vdekjen.

““Bashkëshortja erdhi në orën 3 e 15, ne kemi marrë në telefon 127 na u përgjigjën sepse shtëpinë e kemi këtu afër, erdhëm në spital ndenjëm deri në orën 5, i beri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike, nga zemra nuk ka asgjë EKG-ja i doli mirë. Ikni në shtëpi, vajtëm në shtëpi na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je s’po më përgjigjej, lajmërova komshien, lajmërova këta, ardhëm këtu, as emrin e doktorit, asnjë gjë, na thonë vetëm i bie goja erë të keqe mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë. Kishte shqetësime gjinekologjike për të cilat po mjekohej. Kurën e vazhdonte normalisht ishte shumë mirë, pas bërjes së gjilpërës këtu… nuk ja di emrin mjekut. U regjistrua në kartelë në shërbimin e urgjencës. Skam bërë akoma denoncim, të vijë mjeku ligjor edhe do ti vazhdoj veprimet e mëtejshme. Nga gjilpëra ajo ishte për bukuri të zotit. Në orën 5 shkuam në shtëpi në 8 të mbarojë, ai le ta mbante këtu mos e çonte në shtëpi”, tha bashkëshorti, Edison Saliçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit