Është regjistruar kandidati i parë që do të garojë me Sali Berishën në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. Sipas burimeve Ibsen Elezi e ka dorëzuar në selinë blu formularin e kandidimit.
Kujtojmë se ish-drejtuesi i demokratëve në Kukës kandidoi edhe në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike që u mbajtën në qershor të 2021.
Mirëpo, kandidatura e tij u s’kualifikua nga gara me vendim Kryesie. Aso kohe u raportua se Elezi u s’kualifikua nga gara për shkak “se me komentet e tij ai ka tentuar që të denigrojë dhe të dëmtojë Partinë Demokratike.”
Ndër të tjera, në vendim theksohej se ai nuk ka bërë fushatë për PD në zgjedhjet e 25 prillit, dhe nuk ka qenë i angazhuar për fitoren e opozitës duke bërë që të eliminohet nga gara për kreun e partisë.