Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar këtë të diel nga polica greke.
Ai është kapur me 2 pako, 670 gramë kokainë si dhe me një pistoletë të mbushur me fishekë.
Shqiptarit i janë sekuestruar 16,600 euro dhe 33.700 lekë shqiptare.
Ai rezulton me precedent të mëparshëm penal, para 10 vitesh ai është arrestuar nga policia greke për vjedhje banesash dhe trafikim droge.