-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi: LSI e dedikuar t’i garantojmë rinisë shqiptare një alternativë tjetër

Kryesoret

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me një grup gjimnazistësh në Tiranë.

Kryemadhi shprehet se “në vend të qeverisjes shpopulluese”, LSI është dedikuar t’i “garantojmë rinisë shqiptare një alternativë tjetër, duke formësuar një opozitë të vërtetë, me zgjidhje konkrete për sfidat aktuale dhe ato të së nesërmes”.

Reagimi i plotë në Facebook:

Gjenerata e re nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së interesave të ngushta.  Dëgjova me vëmendje ditën e djeshme zërin e gjimnazistëve të Tiranës, në lidhje me cilësinë e arsimit që ata marrin, procesin e maturës shtetërore, ndjenjat e tyre për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.

Jemi të dedikuar, që në vend të qeverisjes shpopulluese, t’i garantojmë rinisë shqiptare një alternativë tjetër, duke formësuar një opozitë të vërtetë, me zgjidhje konkrete për sfidat aktuale dhe ato të së nesërmes. Shpopullimi nuk do të jetë kurrë, fati i vendit me bukuritë dhe rininë më të mrekullueshme!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit