Sulmet e Rusisë janë intensifikuar në orët e fundit, me sirenat që janë duke rënë në pjesën më të madhe të rajoneve të Ukrainës.
Mediat në Ukrainë kanë raportuar se ushtria ruse nuk është duke kursyer asnjë godinë në rajonin e Luganskut.
Rusët kanë bombarduar një shkollë në fshatin Belogorovka në Lugansk. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se të paktën 60 persona janë nën rrënojat e shkollës së goditur, ndërsa janë regjistruar edhe dy viktima.