-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj: S’ngelem peng i numrave për kuormin

Kryesoret

Në një komunikim për mediat, Enkelejd Alibeaj tha se presidenti i ri duhet të jetë një figurë mbi palët , një president i të gjithë shqiptarëve.

I pyetur lidhur me mbledhjen e nesërme, nëse do të jetë një mbledhje pa kuorum, Alibeaj tha se nuk mbetet peng i numrave.

“Nesër shkoj në konferencën e Kryetarëve  së bashku me Gjekmarkaj,zonjën Duma , Mediun dhe zonjën Mesila Doda,.  Është dhe zonja Tabaku që për momentin nuk ndodhet këtu. Në mbledhjen e kaluar në këtë seli secili nga deputetët ,artikuloi të gjitha kërkesat e veta se si e imagjinon ai figurën e presidentit. Unë mendoj që do duhet të jetë proces i mirë-informuar për këdo. Radhën e kaluar ju thashë po sikur unë të them kam si kërkesë që ta propozojë opozita. Po qe për numrat ne e dimë. Ne po flasim për një president që nuk duhet të jetë u pallatit parlamentar, por një president i shqiptarëve. Duhet të jetë një figurë mbi palët.”u shpreh ai.

Pyetur se sa deputetë kanë miratuar draftin?

Alibeaj përgjigj: “Sot 22 dhe ky draft do tu kalohet edhe deputetëve që nuk e patën të mundur të jenë fizikisht, do t’u jepet të gjithëve. 22 deputetë janë ata që sot përbëjnë atë që quhet kuorum…”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit