Ditën e sotme deputet e Grupit Parlamentar të PD-së kanë zhvilluar mbledhje, për të vendosur kriteret për zgjedhjen e presidentit të ri.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi është shprehur se në zgjedhjen e presidentit do të marrin pjesë ata që janë deputet dhe jo ata që nuk janë pjesë e mbledhjes së sotme.
“Kur ne kërkojmë që opozita të propozojë presidentin jemi ne të shitur. Kur rithemelimi kërkon që opozita te propozoje presidentin janë opozitë. Sigurisht që deputetët do marrin pjesë në proces, jo disa që s’janë bërë deputete dhe nga xhelozia thonë që presidentin e propozojnë Këshilli Kombëtar i PD. Nëse ka kërkesa që të jete nga politika atëherë PS do thotë nëse duhet nga politika përse duhet filani nga PD dhe jo nga PS. Kriteret janë parimore dhe ndërtojnë një figure presidenti dinjitoz. Por nëse pranohet kriteri për të qenë në politike e pranojmë. Kriteret mund te diskutohen por një gjë është që ne kërkojmë ta propozoje opozita dhe këtu duhet të qëndrojmë,” është shprehur ai.
Nga ana tjetër deputeti, Dashnor Sula ka përgëzuar deputet se pavarësisht presioneve ata kanë qenë pjesë e mbledhjes së sotme.