Ish kryeministri, Sali Berisha ka sjell sot në foltoren e Kuvendit problemet ekonomike që qytetarët po hasen çdo ditë.
“Sot mediat informuan se shqiptarët blenë ushqimet e tyre mesatarisht 20% më shtrenjtë se një muaj më parë. Rritja stratosferike e ushqimeve ka bërë që sirenat e urisë të oshtijnë në të katërt e vendit. Rritja stratosferike e ushqimeve ka bërë që dhjetëra të sëmurë të mos blejnë dot ushqimet e tyre.
Narko-qeveria nuk ka bërë asgjë, ka krijuar bordet që janë shushunja monopolistike.
I bëj thirrje anëtarëve të bordeve të japin dorëheqjen të mos përligjin këtë vjedhje që u bëhet nga monopolistët qytetarëve shqiptarë. Inflacioni ka vetëm një përgjigje indeksimin dhe jo krijimin e bordeve.
Të marrë fund kjo praktikë e shushunjave. Bordet i kanë blerë me lecka monopolet. Qytetarët varfërohen, bordet pasurohen, oligarkët pasurohen”, tha Berisha.
Po ashtu ai shtoi se xhamia e re nuk u hap këtë bajram për shkak se Edi Ram ka bërë aleancë me Erdoganin dhe ky i fundit dëshiron heqjen e kryetarit të Komunitetit Mysliman.