Presidenti Ilir Meta në Ditën e Europës, i ka bërë thirrje BE-së që të hapë negociatat me Shqipërinë.
“Sot, në Ditën e Europës, jemi edhe më shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e projektit më të madh politik të paqes dhe përbashkimit rreth vlerave që garantojnë bashkëjetesën mes kombeve në kontinentin tonë.
Qëndrojmë përkrah Ukrainës me shpresën e rikthimit sa më parë të paqes në Europë, dhe të bëjmë çdo përpjekje për të nisur procesin e negociatave që do ta shoqërojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në familjen së saj të natyrshme europiane” shkruan Meta.
Por cila është domethënia e kësaj date?
Më 9 maj 1950, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman dha një deklaratë për shtyp ku i bëri thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimin e qymyrit dhe çelikut nën një institucion të vetëm.
Ky quhet si hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE.
Dita e Europës u vendos zyrtarisht që të ishte 9 maji në Samitin e Milanos në 1985, nga krerët e Komunitetit Europian që sot njihet si Bashkimi Europian.