-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kush e ka vilën 760 mijë euro?”, Bardhi: Hetoni pak

Kryesoret

Pas mbarimit të mbledhjes në selinë blu, Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi është pyetur nga gazetarët, se cili nga deputetët zotëron një vilë prej 760 mijë euro.

Bardhi ka refuzuar të jap detaje të tjera, por është shprehur se një çështje tillë po hetohet.

“Do ta merrni vesh shumë shpejt, duhet të hetoni,” ka thënë ai.

Ndërkohë që më herët përmes një statusi, Bardhi është shprehur se njëri nga kolegët brenda PD-së zotëron një vilë të shtrenjtë dhe për këtë arsye deputeti ka ngelur si peng i Ramës.

“Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo s’po ja ble askush 🤔? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama!!!”’, shkruan Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit