Deputeti i PD-së, mbështetës i Berishës ka reaguar ndaj përcaktimit të fjalës në foltoren e Kuvendit gjatë seancës së sotme parlamentare.
Shehu theksoi se askush nuk ka të drejtë t’i ndërpresë fjalën dhe se rendi i ditës nuk mund të ndryshohet nga askush.
“Deri sa më thoni jam në listë, askush nuk ka të drejtë të më ndërpresë. Askush nuk mund të ndryshojë më rendin e ditës”, tha Shehu.
Ndërkohë që drejtuesja e seancë parlamentare, Ermonela Felaj u shpreh se do ti konsideronte grupin e Berishës si pjesë të opozitës.