Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Durrësit. Mësohet se një person ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e një godine në ndërtim në qytetin bregdetar.
Mjeku ligjor mësohet se e ka vlerësuar këtë ngjarje si aksidentale.
Ndërkohë, mësohet se për këtë rast janë shoqëruar në polici 3 persona, Leonart Pule, Enea Xoxi dhe Rauf Kaci.