Një person është goditur me thikë në Ferizaj, ndërsa ka mbetur i plagosur. Policia në Kosovë bën të ditur se i plagosuri është dërguar me urgjencë në QKUK.
“Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që dyshohet se është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar”, njofton policia.
Për këtë rast, policia nuk ka arrestuar asnjë person, ndërsa po heton për ngjarjen.