-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali/ Bllokohen llogaritë e ambasadorit të Kosovës

Kryesoret

Për shkak të një borxhi, njoftohet se janë bllokuar llogaritë e kompanisë së ambasadorit Martin Berishaj.

Siç njoftojnë mediet malazeze, vlera e borxhit është mbi 30 mijë euro.

“Sot janë bllokuar llogaritë e kompanisë së Berishës në Mal të Zi për shkak të një borxhi prej 31,014 euro”, shkruan Press.co.me.

Mediet në Slloveni kanë raportuar se ambasadorit i Kosovë në këtë vend dyshohet se është implikuar në një skandal financiar bashkë me kryetarin e Partisë së Lirisë në Slloveni, Robert Golob.

Ambasadori Berishaj dyshohet se e ka pastruar mbi 600 mijë euro përmes një kompanie që e ka hapur në Mal të Zi, e quajtur “MB Consulting”.

Ai kishte reaguar përmes një postimi në Facebook, ku kishte thënë se këto raportime janë shpifje.

“Shpifjet nuk kalojnë! Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshëm në mes akterëve kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kundër portalit në fjalë, hap rrugë për fjalën e fundit gjykatës.

Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurt në drejtësi dhe në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale”, kishte shkruar Berishaj në reagimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit