Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka sjell në foltoren e Kuvendit problematikat e zonës së Peqinit, ku mungojnë investimet.
Sula është shprehur se nëse Ukrainës i ka rënë Rusia, Peqini është edhe në ngjendje më të rënd se Mariupoli.
“Bashkia e Peqinit është bashkia më e diskriminuar nga qarku i Elbasanit. 6 të tjerat kanë përfituar nga Rilindja urbane ndërsa ajo nuk ka përfituar as edhe një qindarkë. Problematika atje është e madhe. Janë 3 muaj pa marrë rrogat në bashkinë e Peqinit. Nuk keni dërguar asnjëherë fonde. Nëse në Ukrainë Rusia ka sulmuar Mariupolin, kjo është gjendja e Peqinit, hapni sytë.
Kalohet vetëm me zetor. Shikoni gjendjen e tregut, fshatrat, rrugët. Po ju sfidoj nëse do të gjeni për 9 vite në Peqin një investim asfalt apo diçka tjetër unë iki nga posti i deputetit,” është shprehur ai.