-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beqaj: Kurti arrogant, prepotent dhe i njëanshëm me opozitën

Kryesoret

Politologu Belul Beqaj thotë se ka pritur që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të jetë më i afërt me opozitën.

“Është shumë arrogant, prepotent dhe i njëanshëm në vlerësime në raport me opozitën. Kjo duhet të ndryshojë. Ai që e ka pushtetin e ka dorën mbi të gjithë. Ai duhet të afrojë të gjithë. Pushteti është ai që krijon atmosferën e bashkëpunimit dhe komunikimit”, ka thënë Beqaj në Interaktiv të KTV-së. “Pushteti duhet edhe armiqtë t’i afrojë afër vetes, e lëre më ata që e kanë përkrahur. Ka ndodh e kundërta. Ata përkrahësit e VV-së dhe ndryshimit të madh, tash kritikohen e linçohen nga ‘gjuetarët’ e Facebookut dhe VV-së”.

Beqaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për vonimin në themelimin e Komisionit hetues për energjinë.

“Populli të ka dhënë besim të jashtëzakonshëm. Duhet të japësh përgjigje për besimin që të ka dhënë populli. Shembull thua dua qeverisje me duar të pastra, e nuk e krijon një indikacion ku do të ishte indikacion i parë se ti vërtetë je transparent. E krijon me vonesë komisionin, e kjo të krijon dyshime se diçka ka aty. Ndoshta nuk del asgjë, por dyshimi ekziston”, tha Beqaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit