-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Buja, kritika qeverisë “Kurti”: Duhet ekip i përgatitur për dialogun

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramë Buja, tha se Qeveria Kurti ka bërë shumë gabime, madje edhe i ka fshehur lëshimet e bëra.

Buja, moslejimin e formimit të Komisionit Hetimor për energji, e konsideron si gabimin më të rëndë deri më tani.

“Opozita s’ka si ta vlerësoj pozitivisht Qeverisjen Kurti, për faktin shumë të ditur sepse në këtë vit të qeverisjes janë bërë shumë gabime, shumë lëshime dhe këtë nuk mund ta vlerësojmë pozitivisht askush. Besoj as ata që logjikshëm mendojnë edhe ata që i kanë dhënë votën sepse në fakt kanë ndodh gabime. Nuk ka qeverisje të pagabueshme, por në fakt fshehja e tyre është tepër e rëndë”.

“Andaj edhe Komisioni për Hetim që donte ta bënte opozita nuk donte ta lejonin këtë gjë, kjo ishte diçka që fliste që diçka po fshihej. Kështu që kjo ishte ajo më e rënda që ndodhi deri më tani. Por, pas presionit që bëri opozita, një presion ndoshta jo bash logjik e bash përmbajtjesorë e bash i kulturuar, por megjithatë ndodhi ajo që ndodhi e nga presioni u themelua edhe komisioni”.

Sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi, Buja konsideron se Qeveria duhet të mendohet mirë dhe ta marr seriozisht që të përshpejtohet ky proces.

Edhe pse sipas tij, nga ky proces Kosova nuk do të marrë 100% atë që dëshiron, por ai thotë se duhet të marrim optimalen me një grup negociatorësh shumë të përgatitur.

“Për bisedime duhet pasur platformë për bisedime Qeveria jonë. Me që amerikanët po e quajnë këtë status-kohë si diçka që i shërben Rusisë, do të duhej të mendohet mirë dhe seriozisht ne që ta përshpejtojmë këtë proces dhe është shumë logjike diçka tek negociatat”.

“Nuk kemi mundësi që të marrësh krejt 100% atë që dëshiron, por duhet të marrësh atë optimalen. Këtë e bënë vetëm një Qeveri dhe një grup negociatorësh që është shumë i përgatitur këtë gjë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit