-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EIB dhe KE nënshkruajnë marrëveshjen për investimet e mëtejshme në mbarë botën

Kryesoret

Komisioni Evropian dhe Banka Evropiane e Investimeve (EIB) kanë nënshkruar një marrëveshje ambicioze garancie, përmes së cilës Komisioni Evropian do të mbështesë deri në 26.7 miliardë euro të operacioneve financiare të BEI-së për të mundësuar investime të rëndësishme publike në sektorë, si: energjia e pastër, infrastruktura digjitale, transporti, shëndetësia dhe arsimi gjatë shtatë viteve të ardhshme, duke i hapur rrugën strategjisë së re “Global Gateway”.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, tha se marrëveshja e garancisë me Bankën Evropiane të Investimeve do të mundësojë financimin e zbatimit të planeve ekonomike dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët jugorë dhe lindorë.

“Në vitet e ardhshme, së bashku me EIB-në, do të jemi në gjendje të ofrojmë në Ballkanin Perëndimor këto investime shumë të nevojshme dhe të pritura, duke sjellë rritje ekonomike, hapje të vendeve të reja të punës”.

Komisionerja për Partneritete Ndërkombëtare, Jutta Urpilainen, në fjalën e saj vuri theksin se strategjia e re Global Gateway e BE-së do të ndihmojë “të lidhim Evropën dhe partnerët anembanë globit, me investime në infrastrukturë të qëndrueshme dhe me cilësi të lartë”.

Presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve, Werner Hoyer, tha se marrëveshja e nënshkruar është një mjet thelbësor për të zbatuar strategjinë Global Gateway dhe për të mbështetur një rimëkëmbje të gjelbër, digjitale dhe gjithëpërfshirëse në mbarë botën.

Kjo marrëveshje garancie do të jetë më e madhja e nënshkruar në kuadër të Fondit të ri Evropian për Zhvillim të Qëndrueshëm Plus (“EFSD+”), i krijuar nga rregullorja NDICI – Global Evropë.

Ai do të mbështesë tranzicionin e gjelbër dhe digjital në vendet partnere të BE-së dhe zbatimin e strategjisë Global Gateway, duke përfshirë Paketën e Investimeve Global Gateway Afrikë-Evropë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit