Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi po avancon drejt Evropës jo thjesht në hartë, por përmes përmirësimit të qeverisjes, sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë mbledhjes së Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se ndërtimi i demokracisë dhe respekti ndaj institucioneve janë elemente kyçe për zhvillimin e vendit.
“Kur themi Kosova në Evropë nuk e kemi fjalën për ndonjë zhvendosje gjeografike, por për zhvillim vleror. Ne po e ndërtojmë Evropën këtu me drejtësi, punë dhe dinjitet. Kosova në Evropë sepse tashmë Evropa është në Kosovë. Me të njëjtat vlera po ndërtojmë demokracinë tonë duke qëndruar pa kompromis kundër korrupsionit, krimit, politikave rivale dhe lajmeve të rrejshme, të gjitha atyre fenomeneve që populli ynë i urren dhe nuk do të lejojë të kthehen ndonjëherë,” tha Kurti.
/5pyetjet.al









