-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama del nga burgu në Hagë: U çmalla me Thaçin (VIDEO)

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama takoi mesditën e sotme ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në burg në Hagë, në pritje të gjykimit, i akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte.

Kreu i ekzekutivit shqiptar u shpreh se Thaçin e gjeti në top formë, të bindur se kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar përpara drejtësisë pastërtinë e plotë të luftës së UÇK-së dhe se u çmallën nga biseda.

“Ishte një çmallje e nevojshme. Presidentin Thaçi e gjeta në top formë. I bindur se kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar përpara drejtësisë pastërtinë e plotë të luftës së UÇK-së dhe idealit të luftëtarëve dhe udhëheqësve të UÇK-së.

Nuk ka shumë për të thënë, natyrisht që të gjithë ne jemi të bindur se lufta e UÇK-së nuk mund të rishkruhet apo të futet në korniza të tjera, sepse ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, gjakut të dhënë dhe përpjekjeve që kanë vijuar më tej për Kosovën e lirë dhe demokratike” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit