-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhaketa xhins, një domosdoshmëri për pranverë

Kryesoret

Xhaketa xhins është një nga veshjet më të gjithanshme që i duhen secilit në dollap. Gjatë pranverës dhe mbrëmjeve më të ftohta të verës, xhaketa xhins vjen sërish në fokus falë aftësisë së saj për t’u kombinuar me shumë veshje të ndryshme.

Varianti klasik në ngjyrën blu xhins është pjesa e duhur për të investuar dhe do të jetë në trend çdo vit. Me kombinimin e duhur, një xhaketë xhins mund të përshtatet në çdo rast.

Një xhaketë e tillë mund të kombinohet lehtësisht me pantallona biznesi, një këmishë klasike, atlete apo këpucë dhe sidomos nëse zgjidhni një xhins më të errët, do të dukeni mjaft serioze për të shkuar në punë.

Mënyra më e lehtë për të stiluar një xhaketë xhins është të keni një pamje e thjeshtë, e përditshme mbi një fustan të valëzuar. Zgjidhni modele lulesh dhe mos kini frikë të luani me më shumë ngjyra apo motive.

Në fund të fundit, fotot flasin më shumë se fjalët, shikoni disa nga kombinimet më të mira më poshtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit