Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shpërndarë një postim të ashpër në rrjetet sociale, ku ka sulmuar sërish regjimin iranian, duke sugjeruar se ky i fundit nuk është në gjendje të arrijë një marrëveshje të qëndrueshme për ndalimin e zhvillimit bërthamor.
Postimi ka ardhur me një imazh që duket të jetë krijuar nga inteligjenca artificiale, ku Trump shfaqet i armatosur me një mitraloz dhe i rrethuar nga shpërthime, një imazh që ka shtuar më tej tensionet.
“JO MË Z. DJALI I MIRË”, shkruhet në mbishkrim.









