-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Shanset që Bullgaria të heqë veton zero

Kryesoret

Është zhvilluar sot një mbledhje në kuadër të “Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian”, ku në fokus ishte lufta kundër krimit të organizuar.

Në mbledhje ishin të pranishëm, deputetja e PD-së Jorida Tabaku, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe deputeti socialist, Taulant Balla.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian, Balla tha se Shqipëria duhet të bëjë detyrat e saj të shtëpisë të përcaktuara nga Komisioni Evropian.

“E dimë se sa e vështirë është që të bësh një rezolutë në parlamentin bullgar, për të kërkuar mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Bullgarinë. Kjo është çështje që nuk na takon. Kjo është mbledhja e parë e një serie intensive që kemi që t’i paraprijë qershorit. Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, është me rëndësi. Në progres-raport thuhet dhe po e lexoj; Komisioni Evropian rekomandon të sigurohet që procedurat penale të nisin në mënyrë sistematike kundër gjyqtarëve dhe prokurorive. Ajo që po themi ne është se detyrat e shtëpisë që na ka vendosur KE ti bëjmë në mënyrë intensive dhe të menjëhershme. Në takimet e ardhshme, do të kemi dhe drejtues të prokurorisë, dhe të SPAK, që t’i marrim një për një. Roli drejtues është monitorimi i detyrave që na janë vendosur. Dy përfaqësuesit e qeverisë që kanë ardhur në këtë takim, ministri Brendshëm dhe zoti Koçi, t’i dëgjojmë me vëmendje se çfarë është bërë. Kemi arritur në kohë rekord që të plotësojmë legjislacionin dhe të plotësojmë kriteret që u vendosën nga Manyval”, tha Balla.

Ndërsa Çuçi u shpreh se takimi i sotëm është një mundësi e shkëlqyer për tv treguar se si vendi ynë mund të avancojë më tej.

“Takimi i sotëm nuk është thjeshtë një raportim, por një mundësi se si mund të avancojmë. Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së. Kur vjen puna te Bashkimi Evropian nuk duhet të ketë forca politike. Ne i kemi përmbushur të gjitha kushtet, rezultatet janë të pa kundërshtueshme. Ne po zhvillojmë operacione të përbashkëta për goditjen e krimit të organizuar”, tha Çuçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit