-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaka: Rama po e përdor veton bullgare për të penguar integrimit evropian

Kryesoret

Në mbledhjen zhvilluar në kuadër të Integrimit të Shqipërisë në Bashkimit Evropian, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka hedhur sërish akuza kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ajo akuzoi Ramën se po përdor veton e Bullgarisë si pengesën kryesore për avancimin e procesit të integrimit evropian.

Kryeministri Rama po e përdor veton Bullgare si pengesa kryesore për avancimin e procesit të integrimit evropian, por në fakt kjo është thjeshtë një retorikë politike, dhe detyrat e qeverisë shqiptare janë tashmë shumë të qarta ku kriteri ndaj luftës ndaj krimit të organizuar është ndër kryesoret. Duhet shtuar që ky është një proces i vazhdueshëm, dhe përgjegjësi për të gjithë ne si anëtare në KKIE por dhe vetë deputetëve të ushtrojnë të gjithë kontrollin parlamentar. Raporti thekson se përpjekjet dhe vullneti politik duhet të rriten në drejtim të konsolidimit të historikut të sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve kriminale, si dhe krijimit të një historie solide në luftën kundër krimit të organizuar. Nga të dhënat zyrtare deri më tani numri i zyrtarëve të lartë të cilët janë nën hetim mbetet i ulët, duke theksuar se hetimet nuk përfunduar me vendim dënimi nga gjykata.” Këtu duhet të ndalemi dhe tek një element i rëndësishëm, siç është krimi zgjedhor që për opozitën ka ndjeshmëri edhe më të madhe, kur shohim një qasje të penguar ndaj dy dosjeve të çështjeve 184 dhe 339, çka dëshmon edhe një herë mungesën e theksuar të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.”, u shpreh Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit