-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Finlanda është e përgatitur për një pushtim rus që nga viti 1993

Kryesoret

Finlanda së shpejti do të aplikojë për t’u anëtarësuar në NATO, në mënyrë që të mbrohet, ndryshe nga Ukraina, e cila ishte e pambrojtur nga sulmi rus.

Përveç kësaj, në Helsinki gjendet një “pishinë” nën tokë. Muret, për një arsye shumë të mirë, duken se janë gdhendur nga shkëmbi dhe janë të lartë mbi 15 metra.

Sakaq, të fshehura prapa rrjetës në hyrjen kryesore, ose poshtë në bodrum, janë dyert masive të shpërthimit.

Ekziston një sistem i sofistikuar i filtrimit të ajrit, madje edhe valvola presioni të afta për t’u përballur me shpërthime të fuqishme.

Pra, kjo nuk është vetëm një pishinë e vjetër.

Në më pak se një ditë, ajo mund të kullohet nga uji dhe të rikonfigurohet për të qenë një strehë për bomba, e aftë për të akomoduar rreth 4 mijë njerëz.

Kjo strehë me pishinë është ndërtuar në vitin 1993, me të dyja funksionet në mendje. Helsinki ka disa të tjera nga këto lloje vendesh – qendra të kohës së lirë, objekte komunitare, madje edhe një pistë “go-kart”, të cilat janë ndërtuar për t’u përdorur edhe në rastet e një katastrofe.

Në Japoni, Islandë ose Kaliforni mund të jetë kërcënimi i katastrofës natyrore që ndryshon arkitekturën.

Në Finlandë, ata e dinë saktësisht se çfarë është kërcënimi dhe nuk është një tërmet apo një vullkan. Është perspektiva e ushtarëve rusë, të derdhen mbi kufi ose të gjuajnë me raketa mbi ta.

Finlandezët kanë një kujtesë historike për këtë.

Rusia i sulmoi ata në Luftën e Dimrit të viteve 1939-‘40 dhe, përsëri më vonë, në Luftën e Dytë Botërore.

Kujtimet nga ai konflikt janë përcjellë si një paralajmërim se “fqinjit të tyre nuk mund t’i besohet”.

Nëse flet me dikë në Finlandë për Rusinë, Lufta e Ftohtë brenda pak çasteve do të jetë pjesë e bisedës suaj.

Pra, ata kanë shpenzuar dekada duke u përgatitur. Helsinki, qytet me rreth 650 mijë banorë, mund të strehojë rreth 900 mijë njerëz në strehimoret e tij. Blloqet e apartamenteve, zyrat dhe hotelet duhet të përfshijnë strehimore të tilla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit