-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Fshehu 82 mijë €”! Rama del garant për Dvoranin: Jeton në një apartament të Enverit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama mori edhe njëherë sot në mbrojtje Ardian Dvoranin, ish-kreun e KED-së kur tha se jeton në një apartament të shpërndarë nga komiteti ekzekutiv i kohës së Enver Hoxhës. Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Dvorani nuk kishte deklaruar 82 mijë euro të vetat dhe familjes së tij.

“Nuk ka ndodhur që kush është në pushtet të qepë gojën kur drejtësia merr këdo qoftë nga radhët e veta për ta vendosur në ligjit. Ne nuk jemi këtu për të bërë rolin e budallait, për diçka që bën mu dhe njerëzit që thonë në rrugë “ju na tradhtuat” është një moment që duhen thënë gjërat.

Kur ne qepim gojën që një grua arrestohet për një arkë peshk dhe pavarësisht ne themi edhe arka e peshkut është peshkut, si të qepim gojën për këta.

13 pasuri të pajustifikuara dhe subjekti mund të jetë sot duke bërë investime, i pa trazuar, shtëpia, vila, dyqane, garazhe, toka, të gjitha të pajustifikuara dhe këta njerëz kalojnë në qetësi afatet e parashkrimit të veprave të tyre, të fshehjes, dhe ne të heshtim?

Pse? Një drejtësi e njëanshme, sado e drejtë të jetë në anën ku vepron, është jo vetëm e pa drejtë por edhe e rrezikshme. Shumë mirë le të thonë të gjithë mendimet e tyre.

Po Ardian Dvorani? Në atë rast, po të shikoni ecurinë, do të habiteni. Unë kam folur, pasi ka folur drejtësia, jo përpara, por pas.

Po ju nuk ju bën çudi që një gjykatës që u shpall kampion i anti-korrupsionit nga sekretari i shtetit dhe sot jeton në apartamentin e kohës që janë shpërndarë nga komiteti ekzekutiv, të merret me shpejtësi të rrufeshme dhe të futet në hetim dhe të lajmërohet KED se ky është në hetim dhe të pengohet promovimi i tij dhe mos kemi asnjë hetim për këta ujqërit që pamë këtu.

Nëse do të kishte ardhur puna që Bojken Lako me dy dritaret e tij të hapura pa leje, duhej dënuar sikur u dënua, pasi ky figura këtu me një vilë pa leje në tokën e tjetrit të ishte futur atje ku e ka vendin, do të thoshim se këtu u bë Zvicra” tha ai.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit