Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur sot konfiskimin dhe kalimin në llogari të shtetit të pasurisë së Dedë Pjetrit dhe familjarëve të tij. Bëhet fjalë për tokë arë, troje, njësi banimi, etj, të cilat sipas drejtësisë shqiptare janë vendosur nga aktiviteti kriminal i trafikut të kokainës në Holandë, ku ai ka qenë pjesë e grupit të Valentin Selajt, i cili u arrestua në nëntor të 2017 gjatë një operacioni antidrogë në Firence, ku u cilësua si koka e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Holanda në Itali dhe shfrytëzim prostitucioni.
Njoftimi i plotë;
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 11.05.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur meçështjen me nr. 57 akti, datë 07.03.2022regjistrimi,mbi ankimin esubjektit D.P. dhe personave të afërm, lidhur me “Vendimin nr. 23, datë 29.10.2021të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka disponuar mbi konfiskimin e disa pasurive”,ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova, Saida Dollani dhe Daniela Shirka vendosi:
-Ndryshimin e vendimit nr. 23, datë 29.10.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë:
I.Konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive:
1)Lloji i pasurisë arë, nr. {…}, ZK {…}, vol {…} faqe {…}, adresë {…}, me sipërfaqe totale 1 000 m2, datë regjistrimi {…}, në emër të shtetases D.P. (Gj.).
2) Lloji i pasurisë truall, nr. {…}, ZK {…}, vol {…}, faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 347.70 m2, datë regjistrimi {…} bashkë me një godinë banimi dy katëshe miratuar leja e legalizimit nr. {…} datë {…} (sipërfaqe e katit përdhe 97.7 m2, sip e katit të parë 135 m2); në emër të shtetasit M.P.
3)Lloji i pasurisë truall, pasuria nr. {…}, ZK {…} vol {…} faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 300.10 m2, data e regjistrimit {…}, bashkë me një godinë banimi tre katëshe miratuar leja e legalizimit nr. {…} datë {…} (sipërfaqe e katit përdhe 88.4 m2, sipërfaqe e katit të parë 125.5 m2 dhe sipërfaqe e katit të dytë 125.5 m2) në emër të shtetasit D.P.
4)Lloji i pasurisë truall, pasuria nr. {…}, ZK {…}, vol {…}, faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 232.80 m2, datë regjistrimi {…}, bashkë me një godinë banimi një katëshe për të cilën është miratuar leja e legalizimit nr. {…} datë {…} (sipërfaqe e katit 93.3 m2); në emër të shtetasit I.P.
5)Lloji i pasurisë Njësi, pasuria nr. {…}, ZK {…}, vol {…}, faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 230.60 m2, data e regjistrimit {…}, në emër të shtetasit I.P.
6)Lloji i pasurisë arë, nr. {…}, ZK {…}, vol {…}, faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 1000 m2, data e regjistrimit {…}, në emër të shtetasit L.P.
7)Lloji i pasurisë truall, pasuria nr. {…} ZK {…} vol {…} faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 403.80 m2, datë regjistrimi {…}, bashkë me një godinë banimi një katëshe, miratuar leja e legalizimit nr. {…} datë {…} (godinë banimi 1 kat, sipërfaqe e katit 143.8 m2); në emër të shtetasit L.P.
8)Lloji i pasurisë arë, pasuria nr. {…}, ZK {…}, vol. {…}, faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 1000 m2, data e regjistrimit {…}, në emër të shtetasit L.P.
9)Lloji i pasurisë njësi, nr. {…}, ZK {…}, vol {…}, faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale e pasurisë 256.30 m2, datë regjistrimi {…}, në emër të shtetasit L.P.=
II.Lënien në fuqi të vendimit nr. 23, datë 29/10/2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesët e tjera të tij.