-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç me buzëqeshje të ngrirë nga Brukseli: Kosova nesër paraqet kërkesën për anëtarësimin në Këshillin e Europës

Kryesoret

Aleksandër Vuçiç i ka përpara dy lajme shumë të këqija për të dhe të dy lajmet i mori gjatë vizitës në Belgjikë, ku edhe është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, shkruajnë mediat serbe.

“Kosova ka njoftuar se do të aplikojë për anëtarësi në Këshillin e Evropës të enjten”, ka thënë Vuçiç.

“Do shohim se çfarë do të bëjmë, por kjo nuk do të duhej të ndodhë sipas marrëveshjes së Uashingtonit dhe asaj të Brukselit”.

Aleksandër Vuçiç ka shkuar më tej duke e konsideruar këtë si “shkelje e rendit ndërkombëtar”.

Por, në Brukseli, në vizitën e tij një ditore, ai pranoi edhe një lajm tjetër aspak të këndshëm për të.

Në Bruksel, presidenti serb është njoftuar se vetëm shtetet e Ballkanit Perëndimor që i kanë vënë sanksione Rusisë do të jenë të gatshme të marrin pjesë në takimet që kanë të bëjnë me sigurinë në Evropë.

Sic edhe dihet, Serbia vazhdon të jetë shteti i vetëm në Ballkan që nuk i ka vënë sanksione Rusisë pas invazionit në Ukrainë.

Për më tepër, janë zhvilluar disa herë protesta masive në përkrahje të rusëve e Vladimir Putin-it në atë se çfarë po bën në Ukrainë.

Mbështetja nuk ka rënë as kur Putin, për interesa të veta, përmendi Kosovën si rast që duhet të merret parasysh dhe e krahasoi atë me dy republikat separatiste në rajonin e Donbasit, të cilat i ka njohur si shtete vetëm Rusia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit