-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

50 mln euro për barazinë gjinore, Shehu: Kush do i marrë lekët?

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu është kundër mënyrës si po merret huaja 50 milionë euro për barazinë gjinore nga qeveria franceze. Në fjalën e tij në parlament, ai shpjegoi me argumente qëndrimin e tij.

Është një lugë bosh për barazinë gjinore kjo. Dikush thotë janë 1.5 këto për barazinë gjinore, edhe nëse janë, pse, ku, si do të përdoren.

Mbi disa fraza të përgjithshme? Kjo krijon një dyshim të madh që bie mbi shtetin dhe institucionet tona. Jo ata që janë burimi, por këtu tek këta, keqpërdorimi.

Barazia gjinore kërkon koncepte të reja për gruan. A e dini ju që dinjiteti i gruas nëpërkëmbet. Nga 1991 këtu 33 mijë fetuese femra janë vrarë. Vetëm 5 vitet e fundit janë vrarë 2200 fetuese, jetë. Cfarë po bëhet? Asgjë. A nuk e shkelim këtu dinjitetin e gruas.

Abortet kanë elementë kriminalë nga pas dhe pastaj sjellim një dokument bosh. Përshëndes atë që po ndodh në SHBA për të abroguar atë sentencë që i hap rrugën abortit deri në 24 javë. Kush janë OJF-të që do i marrin këto para?” përfundoi ai fjalën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit