-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

57% e suedezëve duan të jenë në NATO, a do të bëhet anëtarësimi?

Kryesoret

Pas lëvizjes së Finlandës për t’u bashkuar me aleancën, Suedia do të shpallë vendimin e saj të dielën.

Nëse vendi skandinav vendos të bashkohet, do t’i jepte fund 200 viteve të mos-angazhimit ushtarak.

Në Finlandë, që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, popullariteti i NATO-s ka arritur në një nivel rekord prej 76%., sipas sondazhit të fundit të opinionit.

Në Suedi situata është ndryshe, ku sondazhet sugjerojnë se 57% e popullsisë dëshiron t’i bashkohet aleancës mbrojtëse. Ky proporcion është shumë më i lartë se para luftës, por socialdemokratët e Suedisë janë ndarë për këtë çështje dhe aktualisht janë duke mbajtur një konsultim të brendshëm.

Por vendimi i Finlandës do të ketë një ndikim.

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde tha: “Finlanda është partneri më i afërt i sigurisë dhe mbrojtjes së Suedisë dhe ne duhet të marrim parasysh vlerësimet e Finlandës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit